Një pasqyrim i eksperiencës në BBV dhe dashurisë së tyre/ Publikohet traileri i filmit të Luizit dhe Kiarës

Çifti më i komentuar i showbiz-it shqiptar, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, kanë “trazuar” sërish rrjetin me publikimin e trailerit të filmit të tyre të parë të përbashkët, titulluar “Loja e Fundit”.

Nga sekuencat e para, filmi duket të jetë një komedi që ironizon dhe pasqyron pikërisht atë që çifti ka përjetuar pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Personazhet e tyre, të cilët në film mbajnë emrat e modifikuar Luiz Belli dhe Kiara Pipo, përballen me famën e jashtëzakonshme, ndjekjen nga fansat në rrugë dhe faktin që emri i Luizit lakohet në çdo studio televizive.

Por momenti që ka tërhequr më shumë vëmendje dhe që premton të shkaktojë të qeshura (dhe nostalgji) është dinamika e marrëdhënies së tyre. Në një skenë të trailerit, Kiara i drejtohet Luizit me frazën epike:

Ti s’ke lidhje fare me mashkullin që unë dua të kem në krah.”

Kjo batutë është një “kthim pas në kohë” për të gjithë ndjekësit, duke kujtuar fiks fjalët dhe refuzimin që Kiara i bënte Luizit brenda shtëpisë së BBV, përpara se ata të ktheheshin në çiftin që janë sot.

Filmi duket se do të jetë një gërshetim mes komedisë mbi famën dhe historisë së tyre reale të dashurisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)