Doli me zarf të zi, Keijsi reagon për herë të parë pas largimit nga BBVIP

Keijsi ka reaguar për herë të parë pas daljes me zarf të zi nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi se nuk është penduar për gjërat që ka bërë në “Big Brother VIP 5”. Ai shtoi se çdo gjë e ka bërë me vetdije.

Gjatë kësaj interviste, ish-banori u pyet në lidhje me raportin e tij me dy banoret e BBV 5, Stelina dhe Ina.

Teksa po fliste për Stelinë, Keijsi u shpreh e se ka mbyllur përfundimisht, ndërsa për Inën deklaroi se do të vazhdojë njohjen jashtë.

Pasi hyri Ina, me Stelinën patëm një krisje të madhe, për pritjen që unë i bëra”, tha ai.

Keijsi foli edhe për lojën, duke thënë se Inën e goditën moralisht.

“Puthja me Inën ndodhi vetëm një herë, në atë video që është transmetuar. Ina nuk dinte gjë për videon. Në aspektin moral, e goditën shumë. Sikur ajo është një njeri i pavlerë”, vijoi banori.