Situata në “Big Brother VIP Albania 5” ka eskaluar në nivele alarmante, duke detyruar familjen e banorit Mal Retkoceri të ndërhyjë zyrtarisht.
Përmes një letre publike drejtuar produksionit, ata kanë shprehur indinjatën e thellë ndaj sjelljes së banorit Rogert Sterkaj, duke e akuzuar atë për bullizëm të pastër.
Sipas familjes, sulmet e Rogertit kanë kaluar çdo kufi të lojës, duke prekur traumat personale, identitetin dhe familjes së Malit.
“Sulmi ndaj familjes… nuk janë debat, as lojë, por janë dhunë psikologjike dhe bullizim i pastër,” thuhet në letrën e tyre.
Familjarët i kanë bërë thirrje urgjente produksionit që të marrë përgjegjësi për të garantuar një ambient pa dhunë, duke kërkuar masa drastike për ngjarjet e datës 25 Janar 2026.
“Kërkojmë që Rogert Sterkaj të përjashtohet për shkak të sjelljeve denigruese, fyese dhe bullizuese… Heshtja përballë dhunës e normalizon atë,” përfundon kërkesa e tyre e prerë, duke e vendosur Top Channel përballë një presioni të madh publik për të vepruar.

