Produksioni i Big Brother VIP Albania ka marrë masa të menjëhershme, duke anuluar televotimin e planifikuar për ditën e sotme, ku ishin në nominim 10 banorë.
Vendimi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në faqen e programit në Instagram.
Sipas postimit të shpërndarë, thuhet se janë marrë masa të posaçme, të cilat do të bëhen të ditura mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit.
“Njoftim zyrtar! Anulohet televotimi. Televotimi aktual anulohet, Vëllai i Madh ka marrë masa të cilat do të zbulohen mbrëmjen e sotme”- shkruhet në postim.

