Pas një muaji, ka ardhur puthja e parë e këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP”. Ina dhe Keijsi kanë dhënë puthjen e parë pas një debati që patën me njëri-tjetrin.
Motra e Keijsit, Sara Hyseni, u shpreh se nuk e priste fare këtë puthje.
“Nuk e prisja fare. Kur e pashë sot në mëngjes se ma kishin dërguar njerëzit nëpër inbox-et e mia, thashë ça ka ndodhur. Pse kam gjithë këto mesazhe. U surprizova, po tani nëse e kanë ndjerë për tu bërë është ok se duhet pak dashuri”, tha Sara.
Ndërsa e pyetur se “mami çfarë tha?”, Sara u shpreh:
“Me thënë të drejtën nuk e kam takuar akoma dhe ne jemi në punë gjithë ditën. Nuk kemi mundësi të flasin, as telefon nuk kemi pasur. Por do diskutojmë”.
Pjesë nga intervista:
Çfarë ka ndryshuar në harkun kohor të kaq pak ditëve, që nga një surprizë që bën për Stelinën të gjejë veten më shumë tek Ina?
Mendoj se Ina në krahasim me Stelinën, Keijsi Inën e ka mbështetur goxha shumë. Ina i ka qëndruar pranë, këto ditë nuk është vetëm ai Keijsi agresiv siç e specifikojnë njerëzit. Keijsi është munduar të shfaqë edhe një anë më të butë me Inën, gjë që me Stelinën nuk e ka treguar dot. Se Stelina përveç faktit që nuk i ka dhënë hapësirën, edhe e ka shtyrë sa më larg këtë gjënë. Shohim një Keijs që qesh, që përkëdhel, që është më i dashur. Disa virtyte që i ka vërtetë në jetën e përditshme por që aty nuk kishte ardhur akoma që ti tregonte
Je pro Inës apo Stelinës, kush i përshtatet më shumë vëllait tënd?
Unë jam pro kujtdo që do zemra e Keijsit, kushdo qoftë ajo. Unë jam askushi që të vendos se kë të dojë Keijsi. Unë jam mbështetësja e tij më e madhe për këdo që të sjellë. E nëse ai ndihet i qetë dhe nuk ka problematika me vajzën që do zgjedhë të ketë në krah, kushdo që të jetë e dashura e vëllait tim, apo nuk i dihet jetës, unë jam shumë mbështetëse.
