Tanimë është zbuluar sekreti që shpjegon afrimitetin e madh mes Selinës dhe Gretës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Dy vajzat nuk janë thjesht mikesha apo aleate në lojë, por janë familje: vëllai i Selinës është partneri i Gretës.
Sipas hulumtimeve në rrjet, djali që u ka bashkuar rrugët dy banoreve është një DJ, i cili njihet me emrin e artit “ONNO”.
Edhe pse lidhja e tyre thuhet se është e konsoliduar dhe zgjat prej më shumë se një viti, çifti ka zgjedhur të jetë tejet diskret, pasi në profilin e DJ nuk gjendet asnjë foto e përbashkët me Gretën.

Kjo lidhje familjare i jep një tjetër peshë reagimit të ashpër të Selinës pas debatit të fundit, ku u përmend figura e vëllait të saj.
Kur një banor i tha: “Të isha unë vëllai yt, s’të kisha lënë të hyje në shtëpi”, Selin shpërtheu jo vetëm për të mbrojtur veten, por edhe raportin e besimit që ka me vëllain e saj real.
“Askush nuk ka të drejtë të marrë rolin e ‘familjarit’ për të vendosur mbi zgjedhjet e mia,” ishte përgjigja e saj, duke refuzuar kategorikisht gjykimin moral dhe stereotipet krahinore që u përdorën kundër saj.
