“Të q***a robt”/ Nuk përmbahet, Keijsi ofendon rëndë Stelinën! Reagojnë ashpër familjarët e saj

Vetëm Primen që lamë pas, banori i BBV Keijsi Hyseni shpëtoi një nominimi ku u bë pjesë nga zarfi i zi i mbërritur në shtëpi, për shkak të gjuhës denigruese dhe ofenduese të përdorur nga ai, Ina dhe Eriku.

E ndërsa këtë javë ndodhet sërish në nominim, banori ka vendosur të luajë në limite duke mos kontrolluar veten dhe gjuhën e përdorur kundrejt banorëve të tjerë, e konkretisht Stelinës, ish partneres së tij.

Gjatë një bisede me Inën, Keijsi shihet shumë i revoltuar për bisedën e saj me Stelinën, ku nuk ka kursyer ofendimet ndaj Stelinës.

Bravo Stelina, të q**sha robt, nuk më plas tr*pi që ka kamera”, dëgjohet të thotë Keijsi ndërsa Ina përpiqet ta qetësojë.

Sakaq, një reagim i prerë ka ardhur nga ana e familjarëve të Stelinës. Në llogarinë e saj në Instagram, krahas videos së postuar shkruhet:

E kuptojmë qe eshte nje loje dhe ka dinamikat e veta, por për ne, me ketë, eshte kaluar çdo kufi i pranueshem. PRESIM QE RREGULLAT E FORMATIT TË ZBATOHEN!”