“Mos më prek me dorë”/ Çfarë ndodhi mes Albës, Limit dhe Dolces?

Festa e organizuar nga “Vëllai i Madh” në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” supozohej të sillte argëtim, por për Albën, Limin dhe Dolcen, ajo është kthyer në një moment tensioni.

Muzika dhe atmosfera nuk kanë mjaftuar për të sheshuar keqkuptimet e trekëndëshit më të komentuar.

Situata është nxehur kur Limi ka tentuar të thyejë akullin duke i hedhur krahun Albës për të vallëzuar, një gjest që është refuzuar në mënyrë të menjëhershme dhe të ftohtë nga ana e saj.

Por “drama” nuk mbaroi me kaq. Në skenë ka hyrë Dolce, partnerja aktuale e Limit, e cila ka bërë një ftesë të guximshme duke i kërkuar Albës t’i bashkohej dyshes në kërcim.

Përgjigja e Albës ka qenë edhe më e ashpër këtë herë. Ajo ka refuzuar kategorikisht, duke u dhënë një mesazh të qartë: “Mos më prekni me dorë.”

Ky episod ka rikonfirmuar edhe një herë lëndimin emocional të Albës, e cila e ka të vështirë të pranojë faktin që ish-partneri i saj po jeton një romancë të re para syve të saj, duke e kthyer çdo tentativë afrimi në një situatë konfliktuale.