Harron Xhensilën/ Bes Kallaku publikon partneren e re? Me duart e kapura i bën dedikimin: “Do të dua përgjithmonë…”

Bes Kallaku ka publikuar një foto në Instagram, ku ka treguar tatuazhin e ri që ka bërë.

Por ky tatuazh mban emrin “Ejona”, një datë dhe një dedikim. “Ejona 25.12.2025 -Trëndafil në kohë lufte”, shkruhet në dorën e aktorit.

Kallaku nuk e ka shpjeguar duke mos bërë asnjë koment më shumë.

Në këtë foto shfaqet dora e tij dhe dora e një vajze, ndërsa kënga që ka zgjedhur ta shoqërojë është një ‘him dashurie’, me titull: Do të të dua përgjithmonë. A është kjo e dashura e tij? Kjo mbetet ende mister.