Gruaja e Mirit rendit 10 të preferuarit në BBVA, surprizë pozicioni i Selin

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale nga bashkëshortja e Mirit ka tërhequr vëmendje dhe ka nxitur komente të shumta online.

Në pamjet që po qarkullojnë, ajo shfaqet duke renditur banorët e BBVA, sipas preferencës së saj personale.

Në renditjen e bërë prej saj, Selin është vendosur në vendin e tretë, ndërsa vendi i parë i shkon pa asnjë hezitim bashkëshortit të saj.

Mirin normalisht se është burri im, është njishi”, – shprehet ajo në video, duke e bërë të qartë mbështetjen publike ndaj tij.

Vendin e dytë në këtë renditje ajo ia ka rezervuar Stelinës, duke treguar simpati edhe për lojën dhe qëndrimin e saj brenda shtëpisë.

Videoja është parë nga ndjekësit si një reagim i drejtpërdrejtë, por edhe si një mesazh i qartë për publikun, në një moment kur Miri është shpesh në qendër të diskutimeve për raportet e tij me Selin.