Veprimi i Albës pasi sheh Limin & Dolcen duke u puthur…

Trekëndëshi i ndërlikuar mes Albës, Limit dhe Dolces në “Big Brother VIP Kosova 4” ka dhuruar një tjetër skenë xhelozie.

Ndërsa Alba dhe Lim Hoti po përpiqen të qartësojnë historinë e tyre, afrimiteti i reperit me Dolcen po bëhet pengesa kryesore.

Situata ka eskaluar në oborrin e shtëpisë, ku në sytë e Albës, Limi dhe Dolce kanë shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Pamja nuk është pritur aspak mirë nga Alba, e cila nuk ka mundur ta fshehë zhgënjimin. Ajo i është drejtuar menjëherë Limit, duke i kërkuar që të paktën të ketë respekt dhe mos ta bëjë këtë para syve të saj.

Këto gjëra mos m’i bëj. Kaq po të them. Boll,” i tha ajo prerë, para se të largohej nga oborri për t’u shmangur nga situata e rëndë emocionale.

Reagimi i Limit? Injorim total. Banori nuk i ka kthyer asnjë përgjigje, duke vazhduar qetësisht qëndrimin dhe afrimitetin me Dolcen, duke lënë të kuptohet se zgjedhja e tij momentale anon nga kjo e fundit.