Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” është përfshirë nga tensione të reja vetëm pak orë pas hyrjes së banorit më të ri, Rogertit.
Gazetari sportiv, i cili duket se ka ardhur me “shpata zhveshur”, pasi u përplas me Kristin, Selinën dhe Mirin, tani ka hapur një front të ri lufte me Angelon.
Gjithçka nisi gjatë një debati mes Malit dhe Angelos, ku Rogerti vendosi të ndërhynte me një koment denigrues.
“Mos u merr me një person që vjen era duhan nga koka te këmbët,” i tha ai Malit, duke iu referuar Angelos.
Ky koment ka shërbyer si shkëndijë për një reagim të ashpër nga Angelo. Ai i është afruar Rogertit fytyrë më fytyrë, duke përdorur tone të larta dhe ofendime personale për pamjen e tij.
“Ti je një derrkuc i vogël dhe i shëmtuar,” i bërtiti Angelo.
Por Rogerti nuk e ka lënë me kaq, duke e goditur sërish me të njëjtën monedhë gjatë konfrontimit fizik të afërt: “Largohu se të vjen goja erë!”
Duket se Rogerti nuk ka ndërmend të kursejë askënd, duke e kthyer shtëpinë në një arenë debatesh që në ditën e tij të parë.
