Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë prekur kulmin, duke bërë që Selin të thyejë heshtjen mes lotësh në Dhomën e Rrëfimit.
Shkak janë bërë komentet moralizuese të banorit të ri, Rogertit, të cilat lidhen me faktin se Selin ka ndarë krevatin me Mirin.
E prekur thellë emocionalisht, Selin është ndjerë e gjykuar rëndë kur Rogerti i ka përmendur familjen si argument për ta sulmuar.
“T’i thuash dikujt: ‘Unë të isha vëllai yt s’të kisha lënë të hyje në shtëpi’, tregon shumë. Tregon që unë aty jashtë pale si kam dalë dhe ky tani po bën rolin e familjarit,” u shpreh ajo me zë të dridhur, duke e konsideruar këtë si një goditje të ulët ndaj imazhit të saj.
Mes zhgënjimit, Selin i ka dhënë një goditje të fortë Rogertit duke prekur sedrën e origjinës, pasi ai krenohet me vlerat e tij.
“Mendova që veriorët janë burra, nuk bëjnë llaka-llaka si puna jote,” deklaroi ajo.
Kujtojmë se e gjithë kjo luftë nervash ka nisur vetëm për shkak të afrimitetit dhe ndarjes së shtratit mes Selinës dhe Mirit, një dinamikë që Rogert duket se e ka marrë si “mision” personal për ta prishur.
