Spektakli i sotëm i “Big Brother VIP 5” premton të jetë një nga netët më të nxehta të këtij sezoni, pasi dinamikat e lojës do të ndryshojnë rrënjësisht.
Sipas njoftimit zyrtar, për herë të parë këtë edicion do të rikthehet zinxhiri i shpëtimit, mekanizmi që detyron banorët të zgjedhin hapur aleatët e tyre.
Surprizat nuk ndalen me kaq. Produksioni ka paralajmëruar një natë të pamëshirshme me një eliminim të dyfishtë, por balanca do të rregullohet menjëherë me hyrje të reja.
Vëmendja kryesore mbetet te nominimi i fortë mes Erikut, Inës, Keijsit dhe Mateos. Ky i fundit ndodhet në rrezik për shkak të lëvizjes strategjike të lideres, Brikenës, e cila zgjodhi të shpëtonte Stelinën dhe të fuste Mateon në “gropë”.
Kjo zgjedhje ka shkaktuar krisje të madhe mes tyre, pasi Mateo e ka përjetuar si mosmirënjohje faktin që Brikena e çoi në nominim, ndërkohë që ai dikur i kishte dhuruar imunitet sapo hyri në shtëpi. Pyetja e madhe e mbrëmjes mbetet: “A po luan Brikena?”
