Banori i Big Brother VIP Albania 5, Mateo Borri, ka folur për herë të fundit rreth ndarjes së tij nga Brikena Selmani, duke dhënë versionin e tij për situatën.
Në një bisedë me Selin, Mateo theksoi se marrëdhënia e tyre u ndërpre për shkak të ndërhyrjes së jashtme:
Ne jemi ndarë sepse kanë ndërhyrë njerëz të tjerë nga ana e saj. Ia kam lënë asaj të shprehet vetë, unë nuk po ndërhyj.
Ai shtoi se nuk kishte munguar ndjenja nga ana e tij dhe se nuk e sheh Brikenën thjesht si të gjitha vajzat e tjera në shtëpi:
Nuk kam thënë që nuk kam pëlqim. Madje nuk e shoh dot si të gjithë gocat e tjera. Kam pasur një kontakt, por situata u ndërlikua për arsye të jashtme.
Nga ana tjetër, Brikena dha një version të ndryshëm. Ajo tha se është takuar vetëm një herë me Mateon dhe se nuk ka pasur asgjë më shumë.
