Momenti kur Labi mëson se personi i tij i dashur ka ndërruar jetë

Një atmosferë zie ka pllakosur shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4”, pasi një lajm i hidhur ka tronditur banorin Labinot Rexha.

Ai është njoftuar brenda shtëpisë për ndarjen nga jeta të personit të tij të dashur, gjyshit, duke krijuar një moment të rëndë emocional.

Reagimi i Labit ka qenë i menjëhershëm dhe prekës. Ai është parë dukshëm i shokuar, duke shpërthyer në lot përballë kësaj humbjeje të papritur. Banorët e tjerë nuk e kanë lënë vetëm, duke i qëndruar pranë për t’i dhënë kurajo dhe mbështetje në këto minuta të vështira.

Duke parë rëndësinë e situatës familjare, Vëllai i Madh ka marrë një vendim human. Produksioni ka vendosur që t’i lejojë Labinotit të marrë pjesë në ceremoninë mortore të gjyshit të tij, duke i mundësuar të jetë pranë familjes për t’i dhënë lamtumirën e fundit.