Pas eliminimit nga “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë duke mos lënë vend për imagjinatë lidhur me atë që ka ndodhur nën jorgan.
E ftuar në emisionin “Ora 7”, ish-banorja ka folur pa doreza për raportin e saj intensiv me Edin.
E pyetur drejtpërdrejt nëse mes saj dhe Edit ka pasur marrëdhënie intime gjatë izolimit në shtëpi, Bia nuk ka hezituar. Me një buzëqeshje, ajo konfirmoi atë që shikuesit kishin dyshuar prej kohësh.

“Krejt e dimë, po,” ishte përgjigjja e saj e shkurtër, por që ka trazuar menjëherë rrjetin.
Ky konfirmim vjen pas javësh të tëra ku publiku kishte vënë re kiminë e fortë, përqafimet dhe afrimitetin fizik mes dyshes, të cilat shpeshherë ishin bërë temë diskutimi.
Nëse për disa kjo ishte pjesë e lojës, Bia sapo vërtetoi se pasioni mes tyre ishte sa real, aq edhe i konsumuar brenda mureve të shtëpisë më të famshme.

