E rëndë: 16-vjeçarja humb jetën, pësoi arrest kardiorespirator

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku një vajzë 16-vjeçare ka humbur jetën gjatë trajtimit mjekësor.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, paraprakisht, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiorespirator. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Grupi hetimor ndodhet në spital dhe, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet e nevojshme për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës së vajzës.