Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania 5” është shoqëruar me tensione të forta, pasi hapja e Zarfit të Zi ka sjellë ndëshkime të menjëhershme.
Për shkak të thyerjes së përsëritur të rregullave, produksioni ka marrë një vendim drastik, duke dërguar automatikisht në televotim tre banorë: Inën, Keijsin dhe Erikun. Por, dinamika e vërtetë ndodhi kur në skenë doli liderja e shtëpisë, Brikena. Ajo kishte në dorë “Avantazhin e Shpëtimit”, ku mund të zgjidhte mes Inës dhe Stelinës për të shpëtuar njërën prej tyre nga rreziku.
Megjithatë, vendimi i saj i ka kapur të gjithë në befasi. Në vend që të përdorte këtë avantazh për të ndihmuar vajzat, Brikena bëri një kthesë të papritur duke zgjedhur të fusë edhe Mateon në televotim.
Kjo lëvizje është lexuar qartë nga banorët: mes Brikenës dhe Mateos nuk ka asnjë aleancë apo marrëdhënie preferenciale.
Vendimi i saj për të rrezikuar qëndrimin e tij në shtëpi ka hedhur poshtë çdo dyshim për mbrojtje të ndërsjellë, duke ndezur zyrtarisht një “luftë” të re mes tyre.
