Ilir Vrenozi, personazhi i njohur për videot virale dhe humorin në rrjetet sociale, ka shqetësuar jo pak ndjekësit e tij orët e fundit.
Ai ka ndarë me publikun pasojat e dhimbshme të një incidenti të ndodhur gjatë daljes së tij të fundit.
Përmes një postimi në Instagram, Vrenozi ka publikuar një foto ku tregon këmbën e lënduar, me gërvishtje dhe shenja të dukshme plagësh.
Duket se energjia e madhe që ai shpenzon gjatë shfaqjeve, këtë herë i ka kushtuar fizikisht.
Me ironinë që e karakterizon, ai e ka lidhur këtë ngjarje me “syrin e keq”.
“Më morën mësysh, copë u bëra në skenë,” ka shkruar Vrenozi, duke shoqëruar postimin me një emoji të zemëruar, çka lë të kuptohet se incidenti ka qenë sa i dhimbshëm aq edhe i papritur.

Screenshot
Menjëherë pas publikimit të fotos, ndjekësit kanë vërshuar me mesazhe mbështetëse, duke i uruar shërim të shpejtë.
