Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania” është shoqëruar me momente paniku dhe emocione të forta, pasi një emergjencë familjare ka detyruar banorin Flori të ndërpresë përkohësisht garën.
Sinjali i alarmit ka ardhur nga bashkëshortja e tij, e cila ka kontaktuar me urgjencë produksionin për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të njërit prej fëmijëve.
Përmes një telefonate emocionuese në dhomën e rrëfimit, vëllai i Florit i ka komunikuar atij situatën delikate.
“Nuk ka asgjë për t’u alarmuar, por djali është me temperaturë. Fëmijët kanë nevojë për ty dhe duhet të jesh pranë tyre. Nëse është e mundur, duhet të vish në shtëpi,” ishin fjalët e vëllait, të cilat e vendosën Florin para përgjegjësisë prindërore.
Pa hezituar, ai ka lënë shtëpinë për t’u gjendur pranë familjes.
