Zbulohet e vërteta e fotos së Gjestit që bëri bujë në rrjet

Orët e fundit, rrjetet sociale kanë zier nga shpërndarja e një fotografie ku artisti i njohur, Gjesti, shfaqej pranë një vajze.

Ky imazh ngjalli shpresat e fansave, të cilët e interpretuan menjëherë si prova e parë e rikthimit të tij në muzikë me një videoklip të ri, pas periudhës së errët emocionale të shkaktuar nga humbja e vëllait të tij.

Por, entuziazmi duhet të presë. Pas verifikimeve, rezulton se fotoja që bëri bujë nuk është reale, por është krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI).

Teknologjia ka arritur të gënjejë syrin e publikut, duke krijuar iluzionin e një projekti vizual që në fakt nuk ekziston.

Megjithatë, ka edhe lajme të mira. Burime pranë “Prive” konfirmojnë se, edhe pse nuk ka nisur ende asnjë xhirim klipi, Gjesti nuk po qëndron duarkryq.

Ai raportohet se po punon intensivisht në studio, duke kanalizuar dhimbjen dhe emocionet e tij në krijime të reja muzikore, të cilat pritet të shohin dritën e publikimit në momentin e duhur.