Makina “fluturon” nga Ura e Dajlanit, vdes 18-vjeçarja, plagoset shoferi dhe dy këmbësorë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Durrës, te Ura e Dajlanit. Një automjet tip BMW X5 ka dalë nga rruga duke rënë nga ura dhe ka përfunduar rreth 30 metra poshtë saj.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 18-vjeçarja V. G. e cila ishte pasagjere në mjet ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesi i BMW, 26 vjeçari A,Xh si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç të cilët janë në spital në kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve,” – njofton policia.

Nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes thuhet se është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e dy të rinjve që ndodheshin brenda automjetit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.