Dea Mishel ka folur pa doreza lidhur me raportin e saj me ndërhyrjet estetike, duke zbuluar një histori pendese që i ka ndodhur jo një, por dy herë.
E ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, blogerja tregoi se kishte rënë pre e trendit të kohës për të fryrë buzët, por rezultati ishte larg pritshmërive.
Ajo rrëfeu se sapo e kreu ndërhyrjen, u pendua menjëherë për shkak të pamjes së panatyrshme.
“Më dukej vetja tamam si ajo shprehja ‘buzëviç’, sepse më kishin dalë tepër të enjtura. Gjë më të keqe nuk kisha bërë ndonjëherë në fytyrën time,” u shpreh Dea.
Situata u bë edhe më komike (dhe e sikletshme) kur u përball me familjen. Dea tregoi se reagimi i babait ishte ai që vulosi vendimin për t’i hequr.
“Babai më thoshte se duhej të ndërroja foton e pasaportës dhe u bullizova nga e gjithë familja, ndaj sapo ra enjtja fillestare i shkriva,” tregoi ajo, duke pranuar se këtë gabim e ka përsëritur dy herë dhe në të dyja rastet ka përfunduar duke i shkrirë mbushësit brenda javës.
