Një rrëfim ka ardhur nga Stelina brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, e cila ka ndarë me banorët një eksperiencë traumatike nga jeta e saj në Pizë.
Ajo ka treguar se si u bë shënjestër e disa personave, të cilët i identifikoi si shqiptarë, ngjarje që e detyroi të braktiste gjithçka dhe të arratisej.
Sipas Stelinës, makthi filloi kur vuri re se po vëzhgohej vazhdimisht.
“Më kishin pikasur disa persona që ishin shqiptarë… Kisha vënë re që më ndiqte një makinë ditët e fundit: ose rrinte e parkuar përpara shtëpisë, ose më priste pak më tutje,” tregoi ajo.
Edhe pse fillimisht mendoi se ata “rrinin për qejf”, një paralajmërim nga një i njohur ia ndryshoi perceptimin: “Kujdes se të kanë pikasur.”
Ajo shpjegoi se dyshimet e tyre lidheshin me stilin e saj të jetesës dhe paketimeve të shumta që bënte.
“Ata kishin menduar se unë pjesën e rrobave e përdorja për të kamufluar punë të tjera ilegale,” sqaroi Stelina.
Situata degrdoi në një thyerje të dhunshme të banesës së saj, të cilën ajo e përshkroi me terma të rëndë.
“Kthehem në shtëpi dhe e gjej të thyer dhe të sakatuar… E preva biletën në momentin e fundit dhe u nisa për në Shqipëri. Ika me idenë që do kthehesha sërish… por nuk u ktheva më kurrë nga frika,” përfundoi ajo rrëfimin e saj të dhimbshëm.
