Miri tregon se çfarë i tha bashkëshortja para se të hynte në Big Brother VIP Albania 5

Afrimiteti i Mirit me Selinën ka nxitur diskutime, duke ngritur pikëpyetje mbi raportin e tij me bashkëshorten.

Vetë Miri ka sqaruar se mes tij dhe Selinës nuk ka asgjë më shumë se miqësi, ndërsa së fundmi ka zbuluar edhe se çfarë i tha partnerja para se të bëhej pjesë e reality show-t.

Në një bisedë me Artanin, ai tregoi se bashkëshortja e tij është gjermane dhe se para hyrjes në reality show kishin folur hapur për çdo skenar të mundshëm brenda shtëpisë.

Unë kam bërë një pyetësor dhe te pyetja dy, nuk shkova në fund se nuk kisha nevojë, i thashë ‘unë do të hyj atje, por ta kesh parasysh se çfarë mund të ndodhë atje’. Je dakord i thashë, e di ç’më tha? ‘Më plasi’. Tani do të hyj thashë unë”, tregoi Miri.