“E ndava mendjen kur…”, Ilir Vrenozi jep intervistën e parë direkt pas daljes nga shtëpia!

Ish-banori i “BBV5”, Ilir Vrenozi ka lënë përfundimisht shtëpinë.

I ndodhur prej mbrëmjes së djeshme me disa banorë të tjerë në akuarium, ai vendosi të largohej ditën e sotme, kjo pasi është shprehur se nuk ndihet mirë nga ana shëndetësore.

Menjëherë pas daljes nga shtëpia, Iliri ka dhënë intervistën e parë ekskluzive në “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, ku ka shpjeguar më tej për gjendjen e tij.

“Një muaj aty mu duk shumë. E ndava mendjen kur u futa brenda, të mos mendoja për familjen. Ajo është eksperienca më e mirë, e përjetova. Më vjen keq që përfundoi kështu.  Pas dy javësh, vajtja tek zhavorri… Kisha hallin e shëndetit. Stenaldo është njeriu më i mirë që kam njohur. Ai qau më shumë se për nënën dje, më tha nuk kam me kë të qaj tani. Aty bëhesh si i familjes. Nuk dal dot nga vetja. Nuk bëj dot që të kapem kot, disa persona e bëjnë aty. Mua më kanë dashur aty”, tha ai.