Argjira dhe Graciano do të bëhen prindër për herë të parë? Flet moderatorja

Thashethemet se moderatorja Argjira Spanca dhe partneri i saj, balerini Graciano Tagani, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, kanë “pushtuar” rrjetin orët e fundit. Por, para se urimet të vërshonin, vetë Argjira ka vendosur të sqarojë situatën njëherë e mirë.

Përmes një postimi në Instastory, ajo i ka dhënë fund aludimeve me një përgjigje të prerë, duke mohuar zërat për një shtatzëni aktuale.

Dua të sqaroj njëherë e mirë disa lajme që po qarkullojnë: nuk jam shtatzënë,” shkroi ajo.

Megjithatë, përgjigjja e saj mbartte emocione, pasi moderatorja nuk e fshehu dëshirën e madhe që ajo dhe Graciano kanë për të krijuar familje. Ajo theksoi se ky është një proces që i besohet kohës dhe fatit.

Ka gjëra në jetë që nuk i kemi ne në dorë,” u shpreh Argjira, duke kërkuar mirëkuptim për këtë temë delikate.

Në përmbyllje, ajo siguroi ndjekësit se kur ai moment i bekuar të vijë, nuk do ta mësojnë nga portalet, por nga vetë ata.