“Ndjenja më e bukur në botë”/ Vëllezërit Veshaj bekohen me një fëmijë: Mirë se erdhe… (FOTO)

Gëzim i madh në familjen Veshaj! Vëllezërit e njohur kanë ndarë sot lajmin e ëmbël se familja e tyre është zgjeruar me një anëtar të ri, duke sjellë emocione të forta jo vetëm për ta, por edhe për ndjekësit e tyre të shumtë.

Edhe pse vëmendja mediatike është shpesh te dy binjakët e famshëm, Donaldi dhe Romeo, këtë herë protagonisti i vërtetë është vëllai i tyre, Mario Veshaj.

Ai dhe partnerja e tij, Kristina Mere, janë bërë prindër për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë.

Romeo dhe Donaldi nuk e kanë fshehur entuziazmin për statusin e tyre të ri si xhaxhallarë. Në fotot e publikuara, ata shfaqen në ambientet e maternitetit, të veshur me rroba sterile dhe me buzëqeshjen që u lexohet në sy.

Në një moment tjetër mjaft prekës, Mario shihet duke parë me adhurim të bijën e sapolindur, e cila po mbahet në krahë nga xhaxhai i saj, duke shënuar kështu një nga kujtimet më të bukura për familjen Veshaj.

Screenshot