Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë arritur kulmin gjatë sfidës së pulsantit, duke shkaktuar një përplasje të dhunshme verbale mes Inës dhe Stelinës.
Debati ka kaluar menjëherë në rrafsh personal, ku nuk janë kursyer as historitë e dhimbshme familjare, as akuzat për moralin.
Ina ka goditur rëndë duke i përmendur Stelinës një rrëfim të vjetër nga “Për’puthen” lidhur me raportin e saj të vdekur me të atin.
“Ti ke thënë ‘Qëkur ka ndërruar jetë im atë, nuk e di ku është varri i tij’… Ti mohon babin tënd, na tregon tani dashurinë që ke për Keijsin,” e ka sulmuar Ina.
Stelina ka reaguar ashpër, duke e cilësuar këtë si një çështje që publiku nuk e di të plotë, dhe ka kundërsulmuar duke përmendur ndërhyrjen e Inës mes çifteve (referuar situatës me Kejsin).
“Nuk do e arrish ta kuptosh ndonjëherë pse. Ti je femër e përkëdhelur dhe je mësuar të futesh mes çifteve,” u shpreh ajo.
Debati degjeneroi më tej kur Ina e akuzoi Stelinën për sjellje të pahijshme në publik: “Ti që puthesh me çunat në mes të ‘Myslym Shyrit’.”
Përgjigja e Stelinës ishte një “thumb” i drejtpërdrejtë për videon virale të Inës: “Puthem. Po s’më ka dalë klip mua.”
