Një nga çiftet më të dashur të rrjeteve sociale, të njohur si “The Scotts”, i kanë dhënë fund martesës së tyre shumëvjeçare mes akuzave për tradhti dhe një reagimi publik plot pendesë.
Influencuesja Kristy Scott ka depozituar zyrtarisht kërkesën për divorc më 30 dhjetor 2025 në Teksas, duke cituar si shkak kryesor tradhtinë e bashkëshortit, Desmond Scott.

Në dokumentet e gjykatës, situata përshkruhet si e pakthyeshme, duke theksuar se kjo ngjarje “fshiu çdo mundësi të arsyeshme për ribashkimin e tyre”.
Pas lajmit që shokoi mbi 16 milionë ndjekës në TikTok, ka ardhur edhe reagimi i vetë Desmond. Përmes një postimi në Instagram, ai ka pranuar fajin publikisht.
“Dua ta nis duke i kërkuar ndjesë Kristy-t, familjes sonë dhe të gjithëve që janë prekur… Gjatë kësaj periudhe kam bërë zgjedhje për të cilat nuk jam krenar,” shkroi ai, duke konfirmuar zërat për tradhti.
Desmond shtoi se marrëdhënia kishte qenë sfiduese dhe se ai kishte kërkuar ndarjen që në fund të vitit 2025, por pranoi përgjegjësinë për veprimet e tij.

Çifti, të cilët u njohën kur ishin vetëm 14 vjeç dhe u martuan në vitin 2014, kanë dy djem dhe një perandori mediatike të përbashkët, e ardhmja e së cilës tashmë mbetet e paqartë.
