Të gjithë jashtë”/ Zarfi i zi trondit banorët e BBVA 5, ja vendimi që mori Vëllai i Madh

Një situatë e tensionuar ka tronditur shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pasi një zarf i zi ka mbërritur në shtëpi duke sinjalizuar një situatë kritike.

Në qendër të vëmendjes dhe shkaktar i kësaj situate ka qenë banori Keijsi.

Sipas njoftimit zyrtar të lexuar para banorëve, Keijsi ka shkelur në mënyrë të përsëritur rregullat duke mos iu bindur udhëzimeve, ndërsa sjellja e tij është cilësuar si sfiduese dhe kundërshtuese ndaj autoritetit të Vëllait të Madh.

Megjithatë, “fatura” e kësaj sjelljeje nuk i ka mbetur vetëm atij. Për shkak se banorët e tjerë kanë qëndruar në heshtje dhe nuk kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën apo për të kërkuar respektimin e rregullave, Vëllai i Madh ka vendosur një dënim kolektiv të rëndë.

Si pasojë, banorëve u janë hequr të gjitha cigaret, një vendim që ka shkaktuar menjëherë pakënaqësi.

Por masa më e fortë që ka prishur ekuilibrat është mbyllja e dhomës së gjumit, e cila do të qëndrojë e bllokuar për një afat të pacaktuar, duke i lënë banorët pa hapësirën e tyre kryesore të pushimit.