Plas keq në dhomën e gjumit: Limi ofendon rëndë Albën, ajo nuk reagon (VIDEO)

Një episod i shëmtuar dhe mjaft i rëndë është regjistruar gjatë mbrëmjes së kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku protagonistë kanë qenë sërish Limi dhe Alba.

Situata mes ish-çiftit ka dalë jashtë kontrollit në dhomën e gjumit, duke degraduar në ofendime verbale të papranueshme.

Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, dëgjohet Limi i cili me tone agresive dhe urdhëruese tenton të bëjë Albën të heshtë, duke përdorur një fjalor banal, kryesisht në anglisht.

“Mos e bëj të kalojë në nivel tjetër muhabeti, mos më trego ti mu Zotin tënd. Shhh!! You Motherfer, shut the f** up. E din ti shumë mirë se çfarë po të them,”** dëgjohet t’i thotë ai.

Përballë fjalëve fyese, Alba ka zgjedhur të mos reagojë, duke qëndruar në heshtje.

Kjo sjellje agresive ka shkaktuar indinjatë të madhe te publiku, i cili e ka dënuar ashpër fjalorin e Limit.

Mbetet për t’u parë nëse ky moment do të jetë objekt diskutimi dhe mase disiplinore në Prime-in e ardhshëm.