Lim Hoti u jep sinjale banorëve për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit, si reaguan ata?

Një moment mjaft emocional ka përfshirë shtëpinë gjatë një bisede të fundit, ku Lim Hoti ka hapur zemrën për një humbje të dhimbshme personale.

Mes lotësh, ai ka kujtuar mikun e tij të ndjerë, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një personazh shumë të njohur për publikun.

E kam humbur një shok edhe ai është, ju krejt e njihni. Por s’po ua them dot. Nuk e them dot. Ishte shoku im i ngushtë”, u shpreh Limi, duke treguar se kjo ngjarje ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek ai.

Teksa banorët e tjerë e dëgjonin me vëmendje, ai vazhdoi: “Zoti i merr të mirët. Nuk mund të flas më shumë. Të gjithë e njihni”.

Pavarësisht insistimit të banorëve për të mësuar se për kë bëhej fjalë, biseda është ndërprerë menjëherë nga Vëllai i Madh.

Produksioni i tërhoqi vërejtje Limit, duke i kujtuar rregullat strikte që ndalojnë diskutimin për persona apo ngjarje të caktuara nga jashtë, duke e lënë kështu mister emrin e personit për të cilin ai po vajtonte.