“Uroj shumë që të hapë sytë”/ Motra e Stelinës reagon pas ngjarjes së djeshme në BBVIP

Publikimi i videos ku Keijsi shfaqej duke u puthur me Inën ka shkaktuar reagime të forta nga familjarët e Stelinës.

Motra e banores ka ndërhyrë sot me telefon në emisionin “Fan Club”, duke e konsideruar këtë situatë si momentin e duhur për t’u shkëputur nga kjo marrëdhënie.

Ajo u shpreh se familja nuk ka qenë dakord me këtë lidhje dhe dha një mesazh të qartë për të motrën.

Vëllai i madh i ka bërë nder për t’i hapur sytë, uroj shumë që Stelina të hapë sytë. Më vjen keq sepse e di shumë mire që ajo realisht ka qenë e përfshirë dhe ka pasur një ndjenjë të sinqertë me Keijsin. Ne nuk kemi qenë dakord se janë karaktere të ndryshme. Shpresoj të mos bëjë gabim dhe të mos kthehet në atë marrëdhënie toksike. Këshilla ime për të është larg njerëzve toksikë dhe që nuk të kthejnë respekt,” deklaroi ajo.

Nga ana tjetër, në studio ishte i pranishëm një mik i Keijsit, i cili u përpoq të sqaronte pozitën e banorit, duke thënë se ai nuk po menaxhon dot presionin.

Keijsi aty nuk është ai djali që është jashtë, nuk ka ditur të menaxhojë situatën aty brenda. Dhe formati që ka qenë, ka qenë format që të njihet me dikë, por te kjo situatë që i ndodhi është gjykuar shumë, sepse jo të gjithë mendojnë njësoj,” tha miku i tij.