Pamja e jashtme e Benitës, banores së “Big Brother VIP Kosova”, ka marrë një kritikë publike dhe tejet të ashpër nga farmaciatja Edita Hyseni.
Përmes një reagimi të fortë, ajo e ka cilësuar 21-vjeçaren si shembullin më të keq të ndërhyrjeve estetike.
“Kjo Benita është komplet anti-reklamë e ndërhyrjeve. Gjithçka në trupin e saj është e ekzagjeruar dhe komplet jashtë proporcionit,” shprehet Hyseni, duke shtuar se është e turpshme që një vajzë e re të duket “më shumë si kukull plastike sesa si qenie njerëzore”.
Por, shigjetat e saj nuk kanë rënë vetëm mbi Benitën. Hyseni ka sulmuar ashpër profesionistët që kanë realizuar këto ndërhyrje, duke i akuzuar se kanë shkelur etikën për përfitime financiare.
“Ju takon juve si profesionistë me caktu limite dhe jo me bë gjithçka që kërkon klienti. E di që kushton më shumë nëse vendosni më shumë mililitra, po kjo nuk e arsyeton,” shkruan ajo.
Për ta bërë situatën edhe më grafike, ajo ka përdorur një krahasim të fortë mjekësor: “Kjo është njësoj sikur me ardh një pacient me thënë: ‘Unë po du me heq zorrën qorre se është e jemja’, dhe ti me bë çka thotë pacienti. Turp për ju!”
