Këngëtari i njohur Ronald Hysi, i njohur ndryshe si Landi, ka qenë i ftuar sot në “Fan Club” për të sqaruar njëherë e mirë situatën e mikut të tij, Miri, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.
Ai është ndalur gjatë te raporti i Mirit me bashkëshorten e tij, duke shpjeguar se përse ajo nuk reagon me xhelozi ndaj afrimitetit të tij me Selin.
“Nusja e Mirit është gjermane, ka një mentalitet ndryshe nga përjetimi i shqiptarëve në përgjithësi. Nga sa i njoh unë, ata kanë një marrëdhënie bashkëshortore të mirë,” u shpreh këngëtari, duke theksuar ndryshimin kulturor.
I pyetur drejtpërdrejt nëse partnerja e ka problem faktin që Miri fle me Selin, Landi i doli në mbrojtje mikut të tij, duke insistuar se nuk është kaluar asnjë kufi moral.
“Jo. Nuk ka bërë gjynah dhe krim, asnjëri nga të dyja palet nuk ka bërë gjynah dhe krim. Nuk i ka hyrë në hak as shoqërisë dhe as familjes,” deklaroi ai.
Gjithashtu, Landi hodhi poshtë zërat se çifti mund të jetë ndarë, duke zbuluar se bashkëshortja e Mirit jo vetëm që e mbështet, por po planifikon edhe një mesazh për të.
“Ka bërë një postim për Mirin, pas reagimit të babait të Selin për Mirin. Po mendon që t’i dërgojë një letër,” zbuloi Landi.
