Nëna e Brikenës vendos pikat mbi “i”/ Reagon për marrëdhënien e shumëkomentuar mes saj dhe Mateos!

Nebahate Selmani, nëna e banores së “Big Brother VIP”, Brikenës, ka reaguar për herë të parë zyrtarisht lidhur me situatat e së bijës në shtëpi.

Përmes një mesazhi drejtuar produksionit, pasi refuzoi ftesën fizike ,ajo ka vendosur pikat mbi “i” lidhur me të shkuarën e Brikenës dhe Mateos.

Ndërkohë që Mateo ka pretenduar se kanë pasur një lidhje bashkë, zonja Nebahate e ka hedhur poshtë kategorikisht këtë version, duke mbështetur plotësisht të bijën.

Njohja e saj në të kaluarën ka qenë diçka njerëzore, e mbyllur prej kohësh, pa lidhje dhe pa premtime, ashtu siç e ka thënë edhe ajo,” shkruan ajo në mesazh.

Ajo ka kërkuar me ton të prerë që jeta private e së bijës të mos kthehet në temë diskutimi dhe të mos u jepet vëmendje situatave të parëndësishme:

Nuk kemi asnjë arsye të hapim tema të vjetra ose të vendosim në qendër të vëmendjes persona dhe situata që sot nuk kanë më rëndësi.”

Në mbyllje, nëna shpreh krenarinë për mënyrën se si Brikena po e përballon lojën: “Nuk ka nevojë të mbrohet me zëra të tjerë, por me vlerat që i ka marrë nga shpia e vet!” duke e konsideruar këtë temë përfundimisht të mbyllur.