Hyrja e Gretës, kunatës së Selinës, në shtëpinë e “Big Brother VIP” duket se kishte një mision të fshehtë por mjaft të qartë: të ndërhynte në raportin shumë të diskutuar mes Selinës dhe Mirit, duke përcjellë indirekt pakënaqësinë e familjes jashtë.
Duket se ky mision u arrit me sukses. Pas bisedave dhe sinjaleve të dhëna nga Greta, sjellja e Selinës ka ndryshuar rrënjësisht gjatë dy ditëve të fundit.
Ajo është distancuar nga këngëtari, duke deklaruar hapur se “ka humbur besimin tek ai” dhe se tashmë Miri i duket si gjithë banorët e tjerë, pa asnjë rëndësi të veçantë.
Por, ky ndikim dhe përcjellja e informacioneve nga jashtë nuk ka kaluar pa pasoja për Gretën.
Mbrëmjen e djeshme në Prime, ajo ka marrë “ndëshkimin” e lojës, duke përfunduar në nominim. Greta është tashmë një nga 5 banorët që rrezikojnë daljen, dhe gjasat janë të mëdha që ajo të eliminohet të martën, duke paguar kështu çmimin e ndërhyrjes në dinamikat e çiftit.
