Spektakli i mbrëmshëm, ku Selina u “kryqëzua” nga opinionistët për raportin e saj me Mirin dhe deklaratën për kunatën, nuk ka kaluar pa reagime thumbuese nga jashtë.
Ish-banori i “BBV3”, Jetmir Salaj, ka bërë një reagim plot ironi në Instagram, duke shigjetuar drejtpërdrejt opinionisten Monika Kryemadhi dhe produksionin.
Pasi Monika i doli në mbrojtje Mirit duke akuzuar Selinën se e ka lënduar atë ditët e fundit, Jetmiri e ka cilësuar këtë si një skenar të dështuar.
“Lot…. Monikës iu prek Miri….,” shkruan ai me sarkazëm, duke publikuar një foto nga momenti i debatit në studio.
Sipas Jetmirit, e gjithë situata është një tentativë manipulimi: “Pasi tentuan me çdo kusht të shisnin një raport dashurie të imponuar e manipuluar te shqiptarët, tani na e ka fajin Selina”.
Ai nuk kurseu as ironinë ndaj figurës së Mirit, i cili u trajtua si i lënduari i situatës: “Miri djali i virgjër pa eksperiencë që nuk di nga dashuria… Miri Viktimë…”.

