Modelja shqiptare tha ‘PO’! Merr propozim për martesë (Foto)

Modelja e njohur dhe ish-Miss Universe Albania, Xhesika Berberi, ka ndarë me ndjekësit lajmin e ëmbël se ka marrë propozimin për martesë, duke i dhënë fund beqarisë në fillim të këtij viti.

Përmes një kolazhi fotosh që tregon atmosferën romantike dhe momentin e propozimit, Xhesika ka thyer edhe “rregullin” e saj të privatësisë, duke publikuar për herë të parë portretin e partnerit.

“E fillova vitin duke i thënë ‘po’ burrit të ëndrrave të mia. Mezi pres të kaloj gjithë pjesën e mbetur të jetës time me ty,” ka shkruar ajo krahas fotove.

Modelja, e cila jeton prej vitesh larg Shqipërisë dhe është treguar gjithmonë diskrete për jetën sentimentale, nuk i ka kursyer fjalët e dashurisë: “E dua dhe e adhuroj çdo moment me ty dashuria ime. Te amo.”