Lim Hoti hyn në Big Brother, Alba shpërthen në lot

Mbrëmjen e djeshme, shtëpisë së Big Brother VIP Kosova iu bashkua një banor i ri, duke sjellë menjëherë tension dhe emocione të forta.

Bëhet fjalë për Limin, hyrja e të cilit u shoqërua me një reagim të papritur nga Alba.

Pa e parë ende qartë as gjysmën e figurës së tij, Alba shpërtheu në lot, duke treguar se prania e tij kishte zgjuar kujtime dhe ndjenja të forta.

Mes emocioneve, ajo u shpreh me fjalët: “Ky është stitchi”, duke lënë të kuptohet se bëhej fjalë për një person me të cilin ajo ka një histori të mëparshme.

Alba u shpreh e rënduar emocionalisht, duke deklaruar: “Çka më ka bërë ai poshtër”, fjalë që rikthejnë vemendjen tek situata pas daljes nga Ferma Vip

Tashmë është konfirmuar se Limi është banori më i ri i Big Brother VIP Kosova, ndërsa historia e tij me Albën pritet të jetë një nga temat më të diskutuara brenda shtëpisë.

Hyrja e tij ka hapur një kapitull të ri në dinamikën e lojës, duke premtuar zhvillime të forta emocionale dhe përballje që do të mbajnë të mbërthyer vëmendjen e publikut në ditët në vijim.