“Je në terezi?”/ Selin ‘gozhdon’ Mirin në lavanderi: Pse i the Mateos të…

Dyshimet e mbjella nga fjalët e Juxhinit kanë detyruar Selinën të kërkojë një ballafaqim të menjëhershëm me Mirin. Në ambientet e lavanderisë, ajo i ka kërkuar llogari këngëtarit për dy çështje që përfshijnë Mateon dhe strategjitë e nominimit.

Selin i tha Mirit se është informuar që ai i ka shkuar Mateos dhe i ka kërkuar t’i qëndrojë larg asaj. Reagimi i Mirit ishte i menjëhershëm dhe mohues: “Ça thua? Do të zë be? Je në terezi, si të shkoj te Mateo e të bëj atë muhabet?”

Akuzat nuk u ndalën me kaq. Selin pretendoi se Miri ka dashur ta nxjerrë keq Mateon që ata të dy të shpëtojnë nga nominimi.

Miri e mohoi këtë version, duke sqaruar se diskutimi ka qenë për krijimin e një situate shpëtimi, por jo duke sulmuar Mateon në atë formë.

“Propozimi ishte të krijojmë një situatë rreziku që t’i shpëtojmë nominimit… por nuk bëhet llaf për Mateon,” u shpreh ai, duke përmendur se në diskutime kishte qenë emri i Kejsit.