Spektakli i mbrëmjes së sotme në “Big Brother VIP” nuk ka kaluar pa momente pikante, por këtë herë vëmendjen nuk e kanë marrë vetëm debatet e ashpra, por një situatë sa komike aq edhe njerëzore.
Protagonist është bërë Ilir Vrenozi, i cili duket se nuk e ka përballuar dot lodhjen e orëve të gjata të transmetimit.
Teksa diskutimet mes banorëve vazhdonin me intensitet, kamerat kanë kapur momentin kur Iliri është dorëzuar para gjumit.
Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërkohë që banorët e tjerë janë të fokusuar te biseda, Vrenozi shfaqet me kokën ulur dhe sytë e mbyllur, duke marrë një “sy gjumë” pikërisht në mes të spektaklit live.
Ky moment ka shkaktuar të qeshura dhe komente të shumta në rrjet, duke e kthyer Ilirin në “meme-n” e mbrëmjes.
