Xheneta u rikthye në BBVK dhe bën këtë deklaratë për Gjestin

Rikthimi surprizë i Xheneta Fetahut në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” nuk ka shërbyer vetëm për dinamika loje, por edhe për një rrëfim të ndjerë personal.

Gjatë qëndrimit të saj 24-orësh, ajo ka folur hapur për herë të parë lidhur me ndjenjat e saj për Gjestin.

Edhe pse pa ia përmendur emrin direkt, referenca ishte e qartë. Xheneta pranoi se brenda shtëpisë nuk ishte e vetëdijshme për atë që ndjente, por realiteti e goditi sapo doli jashtë.

“Mundem me thënë 100 për qind ndoshta kam pasur lloj ndjenja për të pa vetëdijen time… E kam kuptuar kur mua më dhembi kur e kam parë me dikë tjetër,” rrëfeu ajo para banorëve.

Sipas saj, ai moment xhelozie ishte çelësi që e bëri të kuptonte të vërtetën: “Aty e kam vërejtur që ka diçka që mua ma ndjen.”

Ky deklarim hedh dritë të re mbi raportin e tyre të tensionuar dhe shumë të komentuar të edicionit të kaluar.