Gazetari Elton Tozaj ka bërë dy zbulime të rëndësishme ditën e sotme në emisionin “Zgjohu me MCN”, duke zbuluar emrin që do t’i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania në Prime-n e nesërm, por edhe një negociatë të dështuar.
Sipas tij, banori më i ri që do të hyjë në “Big Brother VIP Albania” është Ardit Murataj. Tozaj e përshkroi atë si një personazh mjaft pozitiv, me humor të lartë dhe batuta origjinale, duke shtuar se mezi pret ta shohë pjesë të lojës.
Megjithatë, “bomba” e vërtetë ishte lajmi ekskluziv për këngëtaren e njohur, Rovena Dilo.
Gazetari tregoi se ajo ishte planifikuar t’i bashkohej kastit, por ndryshoi mendje në momentin e fundit.
“Rovena nuk ra në akord me produksionin, shkak ishte se nuk i pëlqeu pagesa,” zbuloi Tozaj, duke konfirmuar se çështjet financiare lanë jashtë shtëpisë një nga emrat më të lakuar.
