Kryeministri Rama reagon ashpër dhe ‘demaskon’ Blendi Fevziun (Deklarata e plotë)

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një ironi të fortë gazetarit Blendi Fevziu, pas deklaratës së këtij të fundit se “7 ministra janë në udhëtime private jashtë shtetit dhe lënë kaseta sikur janë në punë”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama jo vetëm që e ka mohuar akuzën duke garantuar se çdo udhëtim ministror bëhet me leje dhe është i regjistruar, por ka zgjedhur ta “godasë” gazetarin me të njëjtën monedhë: udhëtimet e tij ekzotike ndërkohë që emisioni transmetohet.

“E vetmja arsye që unë i gjej kësaj bubullime janë 7 udhëtimet e fundit të Fevziut në Amerikën Latine,” shkruan Rama, duke zbuluar detaje pikante.

Sipas Kryeministrit, ndërsa në ekran Fevziu shfaqej me kostum duke i kërkuar llogari policisë shqiptare, në realitet ai ndodhej në kufirin e Venezuelës me “këmishë me lule e kapele kashte”, ku policia vendase po e kthente mbrapsht.

“Fevziu hante mëngjes me llapingachos në Ekuador ose rrufiste kafen e famshme në Bolivi dhe këtej grindej ‘live’ në Opinion me Batonin,” ironizon Rama, duke theksuar se edhe vetë gazetari përdor “kaseta” ndërsa shijon pushimet.

Në mbyllje, Rama e ka cilësuar Fevziun si “opozitën e vetme që ka mbetur pa dalë mendsh” dhe e ka ftuar në një përballje publike nëse dëshiron ta diskutojë seriozisht këtë temë.

Postimi i plotë: