Moderatorja e dashur për publikun, Bora Zemani, feston sot ditëlindjen e saj të 34-t, dhe urimi më i veçantë nuk mund të mungonte nga partneri i saj, Donald Veshaj.
Aktori ka zgjedhur një foto ku Bora shfaqet e qeshur para tortës së ditëlindjes, por vëmendjen e ka marrë dedikimi i tij që nis me romanticitet dhe përfundon me nota humori tipike për të.
“Edhe 100 vjeç partnere! Shpresoj që jeta të t’i realizojë të gjitha ëndrrat që ke. Se u lodha duke i dëgjuar aq shpesh,” shkruan Donaldi me shaka, duke e ngacmuar për planet e saj të shumta.
Më tej, ai shpreh dashurinë në një mënyrë origjinale, duke theksuar se fraza “të dua” është bërë aq e zakonshme mes tyre, saqë i është dashur të krijojë një fjalor të ri.
“Të dua shumë! Ta them aq shpesh sa që duhet të shpik një fjalë tjetër në këtë ditë të veçantë për ty! Gjisyslajsye shpirt,” përfundon urimi i tij.

Screenshot
