Përmbytja në Durrës kthehet në “biznes”, ja çfarë është duke ndodhur

Përmbytjet në zonën e Nishtullës në Durrës kanë krijuar situata të rënda për banorët, të cilët, për shkak të mungesës së çdo alternative për të kaluar rrugët e mbuluara nga uji, janë detyruar të paguajnë për t’u transportuar me varkë.

Pamje të publikuara së fundmi në rrjete sociale tregojnë momentin kur një qytetar i jep para një personi tjetër në këmbim të kalimit me varkë, duke nxitur reagime të shumta.

Në komentet e videove, ndjekësit kanë shprehur zhgënjimin e tyre, duke theksuar se në situata emergjente, solidariteti duhet të ishte prioritet.

Sipas tyre, është e papranueshme që fatkeqësitë natyrore të shndërrohen në mundësi për përfitim financiar, në vend që njerëzit të ndihmojnë njëri-tjetrin në momente të vështira.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)