Mëngjesi i sotëm nuk ka qenë aspak i qetë në shtëpinë e “Big Brother”, ku kuzhina është kthyer në arenë debati mes Mirit dhe Mateos.
Gjithçka ka nisur ndërsa Mateo po gatuante për banorët, moment i cili ka sjellë përplasjen e parë. Mateo i është drejtuar këngëtarit me ironi therëse: “Ti për bukë ke ardhur këtu. Unë po të ushqej ty.”
Kjo deklaratë ka nxehur gjakrat, me Mirin që ka shpërthyer menjëherë, duke i kujtuar se ushqimi nuk është pronë e tij dhe duke e akuzuar Mateon se në fakt është ai që ka kërkesa luksi për të ngrënë.
“Ti po më ushqen mua? Ti ore ke ardhur për të ngrënë këtu. Ti do vezë, do fileto pule… Nëse do t’i bësh bëji, ndryshe dil jashtë,” ia ktheu Miri me tone të larta, duke e bërë të qartë se nuk pranon të ndihet borxhli për ushqimin që konsumon.
